Dita e Tokës
Në këtë ditë të veçantë për tokën, nën patronatin e Dekanatit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM) dhe me mbështetjen e OJQ – Ec ma Ndryshe, Klubi Studentor i FSHJM-së shënoi Ditën Ndërkombëtare të Tokës. Gjatë kësaj ceremonie, Perfaqësuesi i Klubit Studentor – Embrona Berisha dhe Dekania e FSHJM-së Prof. Asoc. Dr. Albana Milaimi, mbajtën një fjalim për rëndësinë e tokës dhe rreziqet që i kanosën nga ndotja e mjedisit.
Në event mori pjesë si i ftuar Z. Tahir Ahmeti, Drejtor i Departamentit të Pyjeve në Ministrinë e Bujqësisë, Pyllëtarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili mbajti një ligjëratë para të gjithë studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” me temën: Roli i pyjeve në mbrojtjen e Tokës. Takimi vazhdoi dhe u përmbyll me emërtimin e të gjithë drunjëve të Kampusit të Universitetit.
Ne si fakultet, falenderojmë OJQ – Ec ma Ndryshe dhe projektin: “Partneriteti në Sektorin Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë”. Nën sloganin “Duaj Pyjet dhe Mbroje Tokën”, Dekanati i FSHJM-së ju uron të gjithëve Ditën e Tokës, duke shpresuar dhe uruar që të kujdesemi për natyrën dhe për shtëpinë tonë të vetme – Planetin Tokë. Le të festojmë Ditën e Tokës duke vënë theksin në përgjegjësinë tonë ndaj mjedisit dhe duke ndërmarrë veprime konkrete për të mbrojtur dhe ruajtur tokën tonë. Së bashku, le të angazhohemi në kujdesin dhe respektin ndaj planetit tonë, për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për brezat e ardhshëm. Të gjithë bashkë për një tokë më të shëndetshme dhe një planet më të qëndrueshëm!