Dita ndërkombëtare e Tokës
Në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM) u shënua Dita ndërkombëtare të Tokës. Me këtë rast, para nxënësve dhe stafit (Msc. Astrit Milaimi dhe Behare Berisha) të SHFMU “Haziz Tola” Prizren u prezantua një ligjëratë mbi rëndësinë, ruajtjen dhe pasojat që vijnë nga ndotja e Tokës nga Prof. Asoc. Dr. Faruk Bojaxhi. Para të ftuarve nga PhDc. Liridon Buqaj u prezantuan Laboratorët e FSHJM-së dhe disa eksperimente të shkurtra që kishin në fokus hulumtimet që bëhen për të përcaktuar ndotjen e Mjedisit.