Dy studente të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren,nga Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit,programi Agrobiznes,po qëndrojnë për punë praktike në Bordeaux të Francës
Dy studente të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren,nga Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit,programi Agrobiznes,po qëndrojnë për punë praktike në Bordeaux të Francës, në Bodrumin Dillon (Château Dillon), nën mentorimin e profesorëve nga Bordeaux Science Agro.
Studentet Endrita Bytiqi si dhe Aurela Nivokazi janë të impresionuara dhe kanë përshtypje të shkëlqyera nga mikpritja franceze si dhe puna dhe përkushtimi në praktikë. Ato kanë mundësi të shkëmbejnë përvojat me studentë nga Franca, Italia dhe Rumania. Kjo punë praktike mundësohet nga projekti “Trajnime në nivel universitar Vreshtat dhe Verërat Francë-Kosovë” Projekti i financuar nga qeveria franceze nëpërmjet thirrjes “Edukimi i lartë në Ballkanin Perëndimor”, ku Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit i Universitetit “Ukshin Hoti” është partner.
Një falënderim të veçantë për profesorin Stephane Badet për përkushtimin, trajnimin dhe edukimin e studentëve dhe sektorit të biznesit në Kosovë, në lidhje me ekonominë dhe rëndësinë e verërave.
Po ashtu falënderim Ambasadës Franceze në Kosovë dhe Interco Nouvelle-Aquitaine, Bordeaux France.