Kampi Pyjor
Stafi akademik i Fakultetit të Shkencave të jetës dhe Mjedisit (FSHJM) -Faruk Bojaxhi dhe Albana Milaimi; dhjetë studentë të rregullt të vitit të tretë të programit: SHkencat e Pyjever dhe Mjedisit (SHPM) dhe katër të diplomuar në SHPM morën pjesën në Kampin pyjor më datë 09 deri më 13 Tetor 2023, në Radushë (Istog), Pejë dhe Junik.
Programi “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë”- GCP/KOS/007/SWE dhe GCP/KOS/008/EC i zbatuar nga FAO synon që të mbështesë promovimin dhe vendosjen e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve pyjore përmes një qasjeje shumëqëllimore dhe pjesëmarrëse, e të forcuar në përputhje me rregullat përkatëse dhe të mbështetur me zinxhirë vlerash të përgjegjshëm gjinorë për zbutjen e varfërisë.
Në një përpjekje të përbashkët për të adresuar aspektet shumëqellimore të trajtimit dhe ruajtjes së pyjeve, si dhe për të promovuar silvikulturën, bimët mjekësore dhe shërimin e kancerit të gështenjës, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO), Ministria e e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia Pyjore e Kosovës organizuan një kamp pyjor të veçantë për studentët e Drejtimit të Pyjeve në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në UPZ dhe për të gjitha dikasteret e lidhura me forestrinë në Kosovë.
Ngjarja e ndodhur më 09 – 13.10.2023, zgjati pesë ditë dhe shënoi një hap të rëndësishëm drejt promovimit të praktikave të qëndrueshme të menaxhimit të pyjeve dhe të pasurisë pyjore të Kosovës. Studentët u përfshinë në një varietet aktivitetesh, duke filluar nga puna praktike në pyje, silvikulturë, shpërndarja dhe mbledhja e bimëve mjekësore, si dhe analiza dhe trajtime të kancerit të gështenjës dhe grerëzës së gështenjës.
Në një prezantim të veçantë, ekspertë ndërkombëtarë (Simone Prospero nga WSL – Zurich, Shiroma Sathyapala, Specialiste Ndërkombëtare e Pylltarisë; Kahraman Ipekdal dhe Ibrahim Turna, Specialistë ndërkombëtar të planifikimit të menaxhimit të pyjeve dhe ekspertë vendor: Albana Milaimi nga FSHJM – UPZ; Lirim Cacaj nga Instituti pyjor i Kosovës) të fushës ndanë njohuritë e tyre me studentët rreth teknikave të qëndrueshme të pyjeve dhe rëndësisë së shërimin e kancerit të gështenjës përmes përdorimit të bimëve mjekësore. Ky kamp pyjor jo vetëm që promovoi praktikat shumëqëllimore, por edhe inkurajoi studentët për të zhvilluar një qëndrim proaktiv ndaj mjedisit dhe pyjeve të Kosovës. Zonja Shiroma Sathyapala – nga FAO, u shpreh e kënaqur me përgjigjen pozitive të studentëve ndaj këtij kampi pyjor dhe theksoi se një menaxhim i rëndësishëm i pyjeve është i domosdoshëm për të siguruar që pasuria pyjore të Kosovës të ruhet dhe të zhvillohet në mënyrë që të përfitojnë brezat e ardhshëm.
Ky kamp pyjor tregon se edukimi dhe ndërgjegjësimi rreth aspekteve shumëqellimore të trajtimit të pyjeve dhe mjedisit janë në krye të agjendës së Kosovës dhe se organizatat ndërkombëtare si FAO janë të përkushtuara për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe mjedisit në këtë vend.