Ligjërata nga Zyra e BE: Pse duhet të fokusohemi te energjia e gjelbër?
Në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, është mbajtur një ligjëratë, nga Zyrës së BE-së, me temë: Pse duhet të fokusohemi te energjia e gjelbër? Qëllimi i ligjëratës ishte promovimi i mbështetjes së Zyrës së BE-së në Kosovë në veçanti për Energjinë dhe Rininë, një diskutim ndërmjet përfaqësuesve të EUOK dhe përfaqësuesve dhe studentëve nga Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit të Universitetit.
Pjesëmarrësit ishin: Annacarin Platon – Zëvendës Shef i EUOK, Alessandro Bianciardi – Zëvendës Shef i Bashkëpunimit, Prof. Asoc. Dr.Albana Plakiqi Milaimi dhe studentët pjesëmarrës në Erasmus+. Paraprakisht, dekanja e FSHJM-së, i priti në zyrë përfaqësuesit BE-së.
Tema kryesore e diskutimit ishte energjia, burimet e rinovueshme, përkrahja e BE-së për sektorin energjetik, programet dhe projektet rinore të mbështetura nga BE-ja dhe përkrahja e përgjithshme e BE-së për Kosovën.
Pas diskutimit kryesor në sallë ishte mundësi për takime dhe diskutime joformale me studentët e universitetit.