Ligjeratë për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret
Me afrimin e stines se veres dhe me rritjen e temperatureve shtohet dukshem edhe rreziku per shfaqjen e zjarreve ne pyje, prandaj stina e veres eshte perkufizuar edhe si “periudha me kritike e vitit per shfaqjen e zjarreve”.
Duke qene se njeriu paraqitet si shkaktar i zjarreve ne pyje ne 97% te rasteve atehere masat parandaluese dhe ndergjgegjesimi jane nder kontribuesit kryesore te luftes ndaj ketyre zjarreve.
Sot ne Fakultetin e Shkencave te Jetes dhe Mjedisit ishte i ftuar specialisti me nje eksperiene me shume se 40-vjeçare inxhinieri Naim Ramadani.
Inxhinieri mbajti nje ligjerate shume ineresante e fokusuar mbi rolin e pyjeve, faktoret qe ndikojne ne perhapjen e zjarreve, dhenies se disa statistikave per rastet e zjarreve ne Kosove, demin ekonomik qe ato kane shkaktuar dhe masat qe merren ne luften per shuarjen e zjarreve.
Ne ligjerate moren pjese Dekania e Fakultetit Prof.Asoc.Dr. Albana Milaimi, profesoresha e lendes se “Mbrojtjes se pyjeve nga zjarret” Prof.Asoc. Dr. Mirvjena Kellezi e cila ishte edhe nismetare e ketij eventi, si dhe profesoret e nderuar te ketij Fakulteti Prof. Asoc. Dr. Faruk Bojaxhi, Prof.Asoc.Dr. Ylli Kortoçi dhe Prof.Asoc. Dr. Sadik Maloku.
Gjithashtu ishte pjesmarres edhe specialisti i Agjencionit Pyjor ne Prizren Ing. Ekrem Krasniqi, shume studente tashme te diplomuar dhe studente aktual ne FSHJM.