Mobilitet i stafit akademik në FSHJM
Në kuadër të programit Erasmus+ dhe partneritetit me “Eberswalde University for Sustainable Development,” profesori Nol Krasniqi po qëndron në Gjermani për një mobilitet dyjavor në kuadër të modulit “Designing Future Economies.” Në këtë modul, ai po punon së bashku me profesorë nga ky universitet dhe universitetet e tjera botërore si Kuba, Vietnami, Ekuadori dhe Ukraina, për të mentoruar studentët nga këto vende në modulin ndër-kontinental. Moduli ka për qëllim krijimin e koncepteve të ndryshme ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, duke mos dëmtuar burimet tona mjedisore në planetin Tokë.
Ky modul bazohet në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG), të miratuara nga Kombet e Bashkuara (OKB) në vitin 2015, si një thirrje universale për veprim për t’i dhënë fund varfërisë, për të mbrojtur planetin dhe për të siguruar që deri në vitin 2030 të gjithë njerëzit të gëzojnë paqen dhe prosperitetin. SDG-të janë unike në atë që bëjnë thirrje për veprim nga të gjitha vendet për të promovuar prosperitetin duke mbrojtur planetin. 17 SDG-të janë të integruara – ato njohin se veprimi në një fushë do të ndikojë në rezultatet në të tjera dhe se zhvillimi duhet të balancojë qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe mjedisore.