Punëtori për Praktikat profesionale të studentëve
Në Fakultetin e shkencave të jetës dhe mjedisit sot u mbajt punëtoria mbi Praktikën profesionale nga profesorët e Universitetit të IOWA ( Prof. Asoc. Dr. Curtis Young dhe Prof. Asoc. Dr. Christen Burgett). Në punëtori morën pjesë Dekanja e FSHJM (Prof. Asoc. Dr. Albana Milaimi) dhe stafi akademik (Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi, Prof. Asoc. Dr. Ylli Kortoçi, Prof. Asoc. Dr. Mirvjena Kortoçi dhe Ass. Liridon Buqaj PhDc). Stafi akademik mori përvojat më të mira rreth organizimit të praktikës profesionale të cilat janë në favor të zhvillimit të programeve në FSHJM dhe aftësimit më të mirë të studentëve për tregon e punës, si në aspektin teknik, por edhe në aftësitë e buta. Të gjithë pjesëmarrësit u çertifikuan.