Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, në bashkëpunim me UNDP, kanë hartuar dhe do të fillojnë implementimin e Projektit “Mentorimi për ndryshimet klimatike”, për studentët që studiojnë në Universitetin “Ukshin Hoti”, në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit dhe më gjërë. Ky projekt do të zbatohet në periudhën 1 Tetor 2022 deri më 30 Shtator 2023. Synimi kryesor i këtij projekti është edukimi i të rinjëve dhe shtresave të margjinalizuara, lidhur me çështjen e mjedisit, ndryshimeve klimatike si dhe zhvillimin rural për të rinjtë dhe të rejat e rajonit të Prizrenit. Gjatë zbatimit të projektit do të realizohen takime, ligjërata, vizita në terrene të ndryshme, aktivitete vetëdijësuese dhe emisione televizive etj.
Kushtet për t’u përzgjedhur
- Studentët e vitit të fundit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren (përparësi kanë studentët e FSHJM-së)
- Studentët që kanë notën mesatare mbi 7
Inkurajohen për të aplikuar:
- Studentët e gjinisë femërore,
- Studentët nga komunitetet
- Studentët me nevoja të veçanta
- E mirëseardhur njohja e gjuhës Angleze
Shënim: Synohet numër i barabartë i pjesëmarrjes gjinore, 50% femra dhe 50% meshkuj, ne mesin e tyre 20% duhet të jenë student nga komunitetet jo shumicë dhe me nevoja të vecanta.
Si të aplikoni
Dokumentet e mëposhtme dhe aplikimi behet përmes google form.
- Kopja e student ID-së
- Të dhënat tjera që kërkon aplikacioni
- Klikoni apo kopjoni këtë link për të aplikuar:
THIRRJE APLIKIM PËR STUDENTË (MENTORIM) (google.com)
Afati i aplikimit
Aplikimi fillon nga data 17.10.2022 dhe mbaron me datë 28.10.2022
Përzgjedhja
Përzgjedhja dhe propozimi për studentet e pranuar do të bëhet nga stafi i FSHJM-së, sipas kritereve të caktuara në thirrje.
Për informata shtesë shkruani në email: [email protected]
Përkrahur nga: