Trajnim dhe degustim i verërave franceze!
Sot në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit u mbajt prezantimi dhe trajnimi nga ekspertët francezë në kuadër të projektit University Training: Vine & Wine France-Kosovo.
Prezantimi i parë u mbajt nga Clotilde MARTIN me temën: sektori i verës, tendencat botërore (prodhimi, konsumi) PDO, PGI. Leksioni 2: Menaxhimi i vreshtave organike dhe agroekologjike, si dhe në fund u organizua master klasa për degustim të verëve franceze nga Léonore BALLUE.
Falënderojmë partnerët tanë nga Franca, profesorët e FSHJM-së, studentët si dhe bashkëpunëtorët tanë të fakultetit, ndërmarrësit dhe menaxherët e suksesshëm të kompanive vendore të verërave si z. Fatmir Shehu dhe Bejtullah Shehu nga Kosova Wine ,
Labinot Shulina nga LabiWine , z.Nebi Duraj dhe Artan Oruçi nga Stone Castle vineyards and winery ,z.Butrint Batusha nga Kodra Çabrat Winery . Verërat e këtyre kompanive vendore tashmë gjenden në tregun e Francës dhe në vendet tjera europiane dhe botërore.