Dita Ndërkombëtare e Pyjeve!
Dita Ndërkombëtare e Pyjeve shënohet më 21 mars, si e tillë ajo është shpallur me një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara miratuar më 28 nëntor të vitit 2012.
Çdo vit, ngjarje të ndryshme shënojnë këtë ditë duke ngritur dhe formësuar vetëdijen për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve, si dhe pemëve jashtë pyjeve, në dobi të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.
Në Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve vendet inkurajohen të ndërmarrin përpjekje për të organizuar aktivitete lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare që përfshijnë pyje dhe pemë, siç janë fushatat për mbjelljen e pemëve dhe aktivitete tjera!
.
Këshilli Organizativ i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren së bashku me stafin akademik të FSHJM-së dhe Parlamentin Studentor sot ka shënuar këtë ditë me mbjelljen e disa fidaneve në kampusin e Universitetit.