Takim me ish studentët tanë tashmë të diplomuar
Diskutimet u përqendruan në identifikimin e mundësive të punësimit në sektorin e Pyjeve, duke përfshirë partneritetet potenciale me institucionet qeveritare dhe ato ndërkombëtare.
Drejtuesit e fakultetit shprehën gatishmërinë e tyre për të ofruar mbështetje të vazhdueshme në procesin e zhvillimit profesional të ish-studentëve, duke përfshirë ndihmën në gjetjen e mundësive të praktikës, informacionin rreth bursave dhe fondeve për hulumtime, si dhe lidhjet me partnerët institucional dhe ndërkombëtarë.