
Studentët e Programit Agrobiznes në Vizitë Studimore në Agroturizmin "Mrizi i Zanave" në Shqipëri
Studentët e programit Agrobiznes të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit nga Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren realizuan një vizitë studimore në agroturizmin e njohur “Mrizi i Zanave,” që ndodhet në Fishtë të Lezhës, Shqipëri. Kjo vizitë u organizua si pjesë e planprogrameve mësimore për vitin e tretë dhe synonte t’u ofrojë studentëve përvojë praktike dhe njohuri mbi praktikën e agroturizmit dhe menaxhimit të tij.
Studentët u shoqëruan nga profesorët e lëndëve të Agrobiznesit dhe Turizmit Rural, Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi dhe Prof. Asoc. Dr. Sadik Maloku, si dhe nga Prof. Asoc. Dr. Shpresim Domi nga UBT – Tiranë. Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të njihen me praktikat më të mira të menaxhimit të agroturizmit, përpunimit të produkteve vendore dhe zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në zonat rurale.
Një falënderim i veçantë i drejtohet pronarit të “Mrizi i Zanave” për mikpritjen dhe bashkëpunimin, duke ofruar një eksperiencë të vlefshme për studentët tanë. Kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm në përgatitjen profesionale të studentëve dhe në fuqizimin e lidhjes ndërmjet teorisë dhe praktikës.
Falë aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit vazhdon të angazhohet për të krijuar mundësi unike të mësimit për studentët e tij, duke promovuar zhvillimin profesional dhe inovacionin në sektorin e agrobiznesit







