
Ngjarje e Suksesshme për Menaxhimin e Mbeturinave në FSHJM
Në datën 5 mars 2025, Klubi Studentor i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe të Mjedisit (FSHJM) organizoi një aktivitet të rëndësishëm për promovimin e menaxhimit të mbeturinave dhe ruajtjen e mjedisit në ambientet e Universitetit tonë. Aktiviteti përfshiu vendosjen e shportave për klasifikimin e mbeturinave në hapësirat e fakultetit, një nismë e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për riciklimin dhe menaxhimin e mbetjeve.
Në këtë ngjarje morën pjesë, Dekania e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe të Mjedisit, përfaqësues të USAID, OJQ THY, si dhe anëtarë të stafit akademik dhe studentë të shumtë.
Ky aktivitet ka pasur një impakt të rëndësishëm në sensibilizimin e komunitetit universitar për ruajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e kushteve të menaxhimit të mbeturinave në Universitetin tonë. Falënderojmë të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e këtij projekti dhe presim që kjo iniciativë të vazhdojë me suksese të tjera në të ardhmen.







