
Përfundimi i Suksesshëm i Aktivitetit të Përbashkët Mjedisor me EC Ma Ndryshe
Më 12 mars 2025, Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM) në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, në bashkëpunim me OJQ-në EC Ma Ndryshe, përfundoi me sukses një aktivitet të përbashkët mjedisor që kishte për qëllim rritjen e biodiversitetit dhe promovimin e ndërgjegjësimit mjedisor.
Gjatë këtij aktiviteti, i cili u mbajt në kampusin e universitetit, u realizuan dy aktivitete kryesore:
- Vendosja e Tabelave Emërtuese për Drunjtë: Njëzet e një lloje drunjsh në kampus u identifikuan dhe u pajisën me tabela emërtuese, duke kontribuar në edukimin dhe ndërgjegjësimin mjedisor të studentëve dhe stafit.
- Instalimi i Dy Hoteleve për Insekte: Këto struktura ofrojnë strehë për insektet e dobishme, duke ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së tokës, rritjen e pllenimit, pasurimin e biodiversitetit dhe reduktimin natyral të insekteve të dëmshme.
Pikat Kryesore të Aktivitetit:
- Aktiviteti filloi me fjalë përshëndetëse nga Dekania e FSHJM-së, Prof.Asoc. Dr. ALbana Plakiqi Milaimi dhe EC Ma Ndryshe.
- Procesi i vendosjes së tabelave emërtuese dhe instalimit të hoteleve për insekte u realizua me pjesëmarrjen aktive të stafit akademik dhe studentëve të FSHJM-së.
- Aktiviteti përfundoi me një diskutim të hapur mbi rëndësinë e iniciativave të tilla për promovimin e qëndrueshmërisë mjedisore.
Ky aktivitet i përbashkët është rezultat i angazhimeve të vazhdueshme me studentët dhe bën pjesë në përpjekjet më të gjera për të rritur ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit.
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit shpreh falënderimet e tij më të sinqerta për EC Ma Ndryshe për këtë iniciativë të çmuar që sjell përfitime për fakultetin dhe komunitetin e gjerë.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile në Kosovë (EECSOK)”, që mbështetet nga Ambasada Suedeze në Prishtinë dhe zbatohet nga Community Development Fund – CDF.





