
Stafi akademik i FSHJM realizoi mobilitet Erasmus+ në HNEE, Gjermani
Në kuadër të programit Erasmus+ Staff Mobility for Training, Prof. Asoc. Dr. Albana Plakiqi Milaimi dhe Prof. Ass. Dr. Liridon Buqaj nga Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, realizuan mobilitet akademik në Eberswalde University for Sustainable Development (HNEE), Gjermani, gjatë periudhës 11–22 maj 2026.
Mobiliteti u zhvillua në kuadër të modulit “Water and Nutrient Management”, i cili trajtoi qasje bashkëkohore në menaxhimin e ujit dhe nutrientëve, me fokus në qëndrueshmërinë mjedisore, shkëmbimin e praktikave të mira dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në arsimin e lartë.
Gjatë qëndrimit në HNEE, pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin pjesë në aktivitete akademike, ligjërata, diskutime profesionale dhe shkëmbim përvojash me staf akademik dhe pjesëmarrës ndërkombëtarë. Përvoja kontribuoi në avancimin profesional, njohjen me praktika të reja akademike dhe identifikimin e mundësive për bashkëpunim të mëtejshëm institucional.
Ky mobilitet paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të ndërkombëtarizimit të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit dhe Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, si dhe krijon mundësi për aktivitete të ardhshme të përbashkëta akademike dhe shkencore.











