

FTESË PË MATURANTËT E SHKOLLAVE TË MESME - DITËT E HAPURA NË FAKULTETIN E SHKENCAVE TË JETߴS DHE MJEDISIT
Të nderuar maturantë të shkollave të mesme,
Ju ftojmë me respekt dhe entuziazëm të madh për të marrë pjesë në Ditën e Dyerve të Hapura në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM)! Ky aktivitet është organizuar me qëllim që të ju njohim me programet dhe mundësitë e studimeve në Fakultetin tonë dhe të jeni në gjendje të zgjidhni me maturitet dhe siguri rrugën tuaj arsimore për të ardhmen.
Dita e Dyerve të Hapura do të zhvillohet më datën 30 dhe 31 Maj 2023 në orën: 10.00 në kampusin tonë universitar, gjegjësisht në FSHJM. Ne kemi përgatitur një program të plotë për ju, që përfshin:
- Prezantime të detajuara për programet akademike që ofrohen në fakultetin tonë. Do të keni mundësinë të merrni informacion të saktë dhe të detajuar mbi të degët apo fushat e studimit që ju intereson.
- Takime individuale me profesorët dhe stafin akademik. Ju mund të adresoni pyetje, të diskutoni mbi interesat tuaja dhe të merrni këshillë nga ekspertët për zgjedhjen e programit të studimit që i përshtatet më mirë ambicieve tuaja.
- Do të kemi një Tur në kampusin Universitar dhe vizitë në laboratorët tanë të avancuar.
- Do të keni mundësinë të shihni mjedisin mësimor, të eksploroni facilitetet tona të mrekullueshme dhe të krijoni një ide të qartë për jetën universitare.
- Biseda informale me studentët tanë aktualë. Ata do të ndajnë me ju përvojën e tyre të studimit në fakultetin tonë dhe do të përgjigjen në pyetjet tuaja, duke ju ndihmuar të kuptoni më mirë jetën universitare.
Ju inkurajojmë të sillni me vete pyetjet tuaja dhe interesat e veçanta, sepse synimi ynë është të sigurojmë se keni informacionin më të mirë për të vendosur mbi rrugën tuaj arsimore.
Ju ftojmë të na bashkoheni në Ditën e Dyerve të Hapura për të maturantët e shkollave të mesme dhe të hyni në një aventurë të re e cila mund të ndryshojë rrugën tuaj të ardhshme!
Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes emailit: [email protected], [email protected]; [email protected].
Presim me padurim të takohemi me ju në ditën e hapur dhe të ju njohim më mire me të dhënat për Fakultetin dhe programet tona!
Ndiqeni linkun: https://youtu.be/A8SGxXmhfho