
Promovimi i librit “Menaxhimi i kafshëve të egra në Republikën e Kosovës” në FSHJM
Ky libër ofron një pasqyrë të thelluar dhe njohuri të çmuara për menaxhimin e faunës së egër dhe rëndësinë e ruajtjes së biodiversitetit në Kosovë. Gjatë promovimit u theksuan kapitujt kryesorë të librit, si:
- Nevoja që gjuetia të trajtohet si një aktivitet multidimensional;
- Hartimi dhe zbatimi i akteve ligjore dhe nënligjore për gjuetinë;
- Karakteristikat e kafshëve të egra dhe ndërveprimet e tyre me mjedisin;
- Përdorimi i armëve për gjueti dhe specifikimet për llojet e kafshëve që mund të gjuhet në të gjithë territorin e Kosovës;
- Procedurat për aplikim për leje gjuetie;
- Menaxhimi i kafshëve për turizëm, analiza e dhëmbëve dhe brirëve të tyre, si dhe promovimi i profesionit të gjuetarit.
Ky libër plotëson një boshllëk të ndjeshëm në literaturën shqiptare mbi menaxhimin e kafshëve të egra dhe është një kontribut i rëndësishëm për lexuesit dhe profesionistët në këtë fushë.
Si fakultet, jemi krenarë për suksesin e Evelina Ajazajt, një shembull frymëzues për studentët tanë dhe një dëshmi e përkushtimit të fakultetit tonë për të nxjerrë profesionistë të shkëlqyer.
Urime autorëve për këtë arritje dhe për një kontribut të vlefshëm për mbrojtjen e biodiversitetit në Kosovë!









