Aktivitete në kuadër të projektit: "Hulumtimi i përqëndrimit të lëndëve ushqyese dhe disa metaleve të rënda të disa bimëve mjekësore dhe aromatike në Kosovë" të mbështetur nga MASHTI
Studentet e FSHJM-së: Yllka Shehdadi dhe Urtina Avdija mbrojtën me sukses temat e tyre të diplomës, realizimi i së cilave është mbështetur nga MASHTI. Temat e diplomës ishin me titull:
- Akumulimi i metaleve të rënda te disa bimë mjekësore buzë rrugëve të qytetit të prizrenit – Yllka Shehdadi
- Përcaktimi i metaleve të rënda dhe mineraleve të disa bimëve mjekësore në tregjet Kosovare – Urtina Avdija
Fakulteti i shkencave të jetës dhe Mjedisit (FSHJM), në muajin Gusht 2023, ka fituar projektin: “Hulumtimi i përqëndrimit të lëndëve ushqyese dhe disa metaleve të rënda të disa bimëve mjekësore dhe aromatike në Kosovë” të mbështetur nga MASHTI.
Kohëzgjatja e projektit është 12 muaj dhe Institucionet pjesëmarrëse janë: Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren, Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, ndërsa Institucione partnere nga rajoni: Universiteti i Tetovës, Fakulteti i Shkencave matematike – Natyrore (Prof. Asoc. Dr. Sheval Memishi) dhe Bahçeşehir University, Faculty of Engineering and Natural Sciences (Dr. Sc. Dr. İbrahim Ertuğrul Yalçın)
Udhëheqës i projektit është Prof. asoc. Dr. Albana Plakiqi Milaimi, ndërsa bashkëpunëtorët tjerë nga FSHJM janë: Ass. Liridon Buqaj PhDc, Prof. Asoc. Dr. Kushtrim Braha, Prof. Ass. Dr. Nol Krasniqi
Ky projekt ka të bëjë me punën hulumtuese bashkë me studentët. Studentët bashkëpunëtorë në projekt të cilët do të realizojnë temat e tyre të doktoraturës dhe temat baçelor, si dhe do të jenë pjesëmarrës në konferencën shkencore dhe punimin shkencorë janë: Msc. Belma Nallbani PhDc nga Universiteti i Marmaras – Turqi, Yllka Shehdadi dhe Urtina Avdija nga FSHJM.
Projektet e kaluara në FSHJM janë Projektet lidhur me monitorimin e mjedisit dhe me ekologjinë.
Përshkrimi i projektit: Hulumtimi synon studimin e përqëndrimit të metaleve të rënda dhe lëndëve ushqyese minerale në bimët mjekësore dhe aromatike në Kosovë.
Fjalë kyçe: Metalet e rënda, ushqimi mineral, bimët mjekësore dhe aromatike, ICP.
Metodologjia e projektit përfshin përdorimin e teknologjisë ICP-OES (Inductively Coupled Plasma Optical Emission Spectrometry) dhe tretjen e mostrave me mikrovalë. Hipoteza kryesore është se metalet e rënda të pranishme në mjedis mund të akumulohen në bimët mjekësore nga aktivitetet antropogjene dhe rrugët natyrore dhe mund të paraqesin rrezik për konsumin e tyre për qëllime mjekësore apo kulinari.
Projekti synon të sjellë njohuri të reja lidhur me cilësinë ushqyese dhe nivelet e metaleve të rënda në bimët mjekësore të përdorura në trajtimet tradicionale në Kosovë. Studimi do të kryhet në bashkëpunim me universitetin partner nga rajoni dhe institucionin kërkimor të bashkëpunëtorit të jashtëm.
Përshkrim i shkurtër i aktiviteteve dhe Ndarja e punës:
Në kuadër të realizimit të projektit të propozuar, duhet të ndërmerren një sërë aktivitetesh të mirë ko-ordinuara të cilat do të sigurojnë suksesin e projektit në fjalë. Në përgjithësi projekti përfshinë disa aktivitete si:
- Takime të rregullta me të gjithë pjesëmarrësit e projektit,
- Ekspedita studimore në terren (pikat grumbulluese në istog dhe gjakovë),
- Analiza në laborator të mostrave të mbledhura (në laboratorin hulumtues të fakultetin e shkencave të jetës dhe mjedisit në universitetin “ukshin hoti” prizren,
- Analiza e përqëndrimit së metaleve të rënda (në institutin bujqësor të kosovës dhe laboratorin privat agrovet në fushë kosovë),
- Marrja e mostrave nga pikat grumbulluese,
- Përgatitja e mostrave për analizë kimike,
- Transporti i mostrave për analizat e cilësore dhe sasiore të bimëve
- Pjesëmarrja në një konferencë shkencore për prezantimet e rezultateve të hulumtimit,
- Organizimin e një takimi për dhënien e rekomandimeve nga të gjeturat e hulumtimit me institucionet relevante mjedisore (ministritë përkatëse, institutet, agjensionet dhe shoqatat).
- Publikimi i një punimi ku do të sigurohemi që të gjithë pjesëmarrësit do të jenë pjesë e punimit dhe do të falënderohet përkrahësi financiar (në këtë rast – mashti). Dhe
- Pasurimi i laboratorit te fshjm-së me pajisjen pcr-safety cabinet
Activities within the project “Investigation of the Concentration of Nutrients and Some Heavy Metals in Medicinal and Aromatic Plants in Kosovo,” supported by MASHTI.
Students from FSHJM, Yllka Shehdadi and Urtina Avdija, successfully defended their thesis topics, the realization of which is supported by MASHTI. The thesis topics were titled:
- Accumulation of heavy metals in some medicinal plants along the roads of the city of Prizren – Yllka Shehdadi
- Determination of heavy metals and minerals in some medicinal plants in Kosovo markets – Urtina Avdija