Bordi Këshillues Industrial i FSHJM-së mbajti mbledhjen e radhës ku u diskutua për bashkëpunim konkret në interes të industrisë
Bordi Këshillues Industrial i FSHJM-së mbajti mbledhjen e radhës ku u diskutua për bashkëpunim konkret në interes të industrisë
Bordi Këshillues Industrial i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit të hënën ka mbajtur mbledhjen e radhës me këtë rend dite: Iniciativa të përbashkëta të bashkëpunimit (workshopeve) në mes të Universitetit dhe Industrisë së Biznesit; Identifikimi i temave dhe sfidave aktuale në fushën e agrobiznesit dhe shkencave të pyjeve dhe mjedisit për të cilat mund të organizohen workshop-e (psh. Siguria mjedisore, ushqimore, zhvillimi i bizneseve tradicionale, inovacioni ne fushën e programe në FSHJM, etj.); Të ftuar nga bizneset për të përfituar për temë të caktuar në workshop; Diskutimi dhe dakordimi për mbajtjen e të paktën një ligjëratë për këtë semestër me të ftuar nga BKI; Identifikimi i temave për hulumtim nga profesorët dhe studentët; Propozimi i lëndëve/programit të ri në FSHJM që të përgjigjet nevojave të tregut; Panairi i karrierës për praktikë profesionale të studentëve.
Pas diskutimeve përmbajtjesore nga anëtarët e BKI-së, u morën vesh që të mbahet një punëtori me anëtarët e industrisë në temat: Ndikimi i pyjeve në ngritjen e kapaciteteve turistike në Kosovë dhe Rëndësia e teknologjisë në sektorin e agrobiznesit.
Këto aktivitete janë duke u realizuar në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren me qëllim të përmbushjes së objektivave të përcaktuara në Planin Strategjik të Universitetit 2020-2024, rreth kontributit në komunitet, përmes transferimit të dijes.