
Ceremonia hapëse e vitit akademik 2024-2025 në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit
Më 1 tetor 2024, në Amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, u mbajt ceremonia hapëse e vitit të ri akademik 2024-2025. Në këtë aktivitet, dekania e fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Albana Milaimi, mbajti një fjalim mirëseardhjeje, duke përshëndetur studentët e rinj dhe duke theksuar rëndësinë e programeve të akredituara të studimit që ofron fakulteti.
Programet e studimit u prezantuan nga Prof. Asoc. Dr. Mirvjena Kellezi, e cila ndau informacione mbi strukturën e programeve dhe mundësitë që ato ofrojnë për studentët. Gjithashtu, Dr. Sc. Liridon Buqaj prezantoi infrastrukturën e fakultetit, duke u njohur studentët me ambientet e reja dhe kushtet që do të kenë në dispozicion gjatë studimeve.
Pjesë e këtij eventi ishin edhe përfaqësues të projektit të përbashkët USAID dhe Universitetit të Iowa-s, “Partneritetet me Sektorin Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë”, të cilët prezantuan mundësitë që ky projekt ofron për studentët, përfshirë praktikat profesionale, aktivitetet ekstra-kurrikulare dhe nismat për zhvillim të karrierës.
Ky aktivitet shënoi një fillim të mbarë të vitit akademik, duke ofruar studentëve mbështetje dhe udhëzime të rëndësishme për rrugëtimin e tyre akademik.
Ceremonia u mbyll me një atmosferë pozitive dhe entuziaste, ku studentët patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të shprehin interesimin e tyre për mundësitë e shumta që i presin gjatë studimeve. Ky takim krijoi një platformë të rëndësishme për ndërtimin e një marrëdhënieje të ngushtë mes stafit akademik dhe studentëve, duke vendosur bazat për një vit të suksesshëm akademik dhe profesional.







