
Delegacioni nga Universiteti " Ukshin Hoti " Prizren, me përbërje nga prof. ass. dr. Ekrem Gjokaj, prof. ass. dr. Nol Krasniqi si dhe udhëheqësi i zyrës së projekteve z. Tauland Thaqi, po qëndrojnë në Bordeaux të Francës
Delegacioni nga Universiteti ” Ukshin Hoti ” Prizren, me përbërje nga prof. ass. dr. Ekrem Gjokaj, prof. ass. dr. Nol Krasniqi si dhe udhëheqësi i zyrës së projekteve z. Tauland Thaqi ,po qëndrojnë në Bordeaux të Francës. Kjo vizitë është në kuadër të projektit ” Trajnime në nivel universitar Vreshtat dhe Verërat Francë-Kosovë ” projekt ky i udhëhequr nga Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit të Universitetit ” Ukshin Hoti ” Prizren, në bashkëpunim me Bordeaux Science Agro, ku si qëllim kryesor e ka promovimin e zhvillimit të ekosistemit të vreshtave dhe verës në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare.
Përfitues nga ky projekt përveç stafit të UPZ-së dhe studentëve, janë edhe prodhuesit vendor të verërave si dhe Shoqata e Verëtarve të Kosovës ‘’Enologjia ‘’nga Rahoveci. Si rezultat i këtij projekti të udhëhequr nga Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit ,është bërë e mundur që prodhuesit vendor të marrin pjesë për herë të parë në panairin Vinitech-Sifel lider në botë për panairin e vreshtave dhe verërave në Bordeaux , me pjesëmarrës nga më shumë se 80 vende të ndryshme të botës.
Delegacioni i Universiteti të Prizrenit u takua me pjesëmarrës të shumtë nga Universitetet dhe Institucionet shkencore e ndërkombëtare, ku diskutuan për mundësinë e bashkëpunimit në sferën e agroturizmit dhe bashkë-aplikimin në projekte Erasmus. I jemi mirënjohës Ambasadës Franceze në Kosovë për ndihmën e dhënë e të vazhdueshme ndaj Universitetit ” Ukshin Hoti ” Prizren.