
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit organizoi aktivitet promovues në Gjimnazin "Gjon Buzuku" në Prizren
Më 22 prill 2025, në ora 11:00, Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit i Universitetit “Ukshin Hoti” – Prizren realizoi një aktivitet promovues në ambientet e Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren.
Ky aktivitet u realizua falë bashkëpunimit të shkëlqyer me drejtoreshën e shkollës, znj. Gylaj Shipkovica, dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prizrenit.
Në emër të Fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Kushtrim Braha, së bashku me studentë të programit, prezantoi para maturantëve programet akademike që ofron fakulteti: Agrobiznes dhe Shkenca të Pyjeve dhe Mjedisit në nivelin Bachelor (BSc), si dhe Menaxhim në Agrobiznes në nivelin Master (MSc).
Gjatë prezantimit, maturantët u informuan rreth mundësive akademike, përparësive që ofron fakulteti ynë dhe perspektivave të karrierës që këto fusha ofrojnë.
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit falënderon drejtoreshën znj. Gylaj Shipkovica dhe stafin e Gjimnazit “Gjon Buzuku” për mikpritjen dhe bashkëpunimin, si dhe Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prizrenit për mbështetjen e vazhdueshme.
Ky aktivitet është pjesë e fushatës së promovimit të programeve të fakultetit për vitin akademik 2025/2026.





