
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit organizoi aktivitet promovues në Shkollën e Mesme të Mjekësisë "Luciano Motroni" në Prizren
Më 25 prill 2025, në ora 13:30, Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në Universitetin “Ukshin Hoti” – Prizren realizoi një aktivitet promovues në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren.
Ky aktivitet u organizua pas kërkesës së Fakultetit dhe miratimit të drejtorit të shkollës, z. Mehdi Krasniqi, si dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prizrenit.
Në emër të Fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Mirvjena Këllezi dhe Prof. Asoc. Dr. Ylli Kortoçi, së bashku me studentët, prezantuan programet akademike që ofron Fakulteti: Agrobiznes dhe Shkenca të Pyjeve dhe Mjedisit në nivelin Bachelor (BSc), si dhe Menaxhim në Agrobiznes në nivelin Master (MSc).
Gjatë prezantimit, maturantët u informuan mbi mundësitë e studimit, përparësitë që ofron Fakulteti ynë dhe perspektivat e karrierës që ofrojnë këto drejtime.
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit falënderon përzemërsisht drejtorin z. Mehdi Krasniqi dhe stafin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Luciano Motroni” për mikpritjen dhe bashkëpunimin, si dhe Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prizrenit për mbështetjen e vazhdueshme.
Ky aktivitet është pjesë e fushatës promovuese të Fakultetit për vitin akademik 2025/2026.







