
Fillon në Kosovë Faza e Parë e Programit për Menaxhimin e Zjarreve në Natyrë në Ballkanin Perëndimor
Aktualisht është duke u zhvilluar faza e parë e kampanjës vetëdijesuese e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi rreziqet nga zjarret në natyrë dhe forcimin e qëndrueshmërisë së peizazhit përmes menaxhimit të qëndrueshëm të ekosistemeve.
Kjo nismë fokusohet në parandalimin strategjik të zjarreve përmes edukimit dhe mobilizimit të komunitetit, duke promovuar qasje të përgjegjshme ndaj mjedisit. Programi prioritizon ndërgjegjësimin publik dhe veprimin konkret, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet publike, median dhe partnerët lokalë.
Duke e pasur parasysh situatën me zjarre në vend, ftojmë të gjithë të kontribuojnë në përhapjen e materialeve vetëdijesuese, në mënyrë që së bashku të rrisim përgjegjësinë shoqërore dhe të mbrojmë ekosistemet tona.
Qëllimi kryesor: inkurajimi i sjelljeve të përgjegjshme dhe krijimi i zgjidhjeve të qëndrueshme për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e ekosistemeve lokale.
#NjëVeprimNdryshonGjithçka
Natyra është përgjegjësia jonë



