
FSHJM kontribuon në hartimin e Planit të Veprimit për Strategjinë e Mbrojtjes së Pyjeve nga Zjarret
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM) vazhdon të luajë një rol aktiv në procesin e hartimit të Strategjisë për Mbrojtjen e Pyjeve nga Zjarret në Kosovë. Në kuadër të kësaj iniciative të rëndësishme, Prof. Asoc. Dr. Albana Plakiqi Milaimi dhe Prof. Asoc. Dr. Mirvjena Këllezi morën pjesë në punëtorinë e organizuar më 20-21 mars 2025 në Prevallë, ku u diskutua dhe u zhvillua Plani i Veprimit për këtë strategji.
Gjatë takimit të Rrjetit Kombëtar të Menaxhimit të Zjarrit në Natyrë, pjesëmarrësit rishikuan Strategjinë Kombëtare për Menaxhimin e Adaptuar të Peizazhit dhe Menaxhimin e Zjarrit në Natyrë, duke u fokusuar në objektivat kryesore dhe zhvillimin e planit të veprimit. Aktivitetet përfshinë punë në grupe për të përcaktuar hapat konkretë që do të ndërmerren për të përmirësuar mbrojtjen e pyjeve nga zjarret.
Ky angazhim i FSHJM-së dëshmon përkushtimin e fakultetit për ruajtjen e ekosistemeve pyjore dhe përfshirjen aktive në hartimin e politikave mjedisore në nivel kombëtar.
#FSHJM #MbrojtjaePyjeve #MenaxhimiZjarrit #StrategjiaMjedisore









