
FSHJM përmbyll me sukses aktivitetet promovuese të programeve studimore në shkollat e Prizrenit
Gjatë këtyre vizitave, profesorët dhe studentët e FSHJM prezantuan programet studimore, kushtet moderne të studimit, laboratorët mësimorë dhe kërkimorë, si dhe mundësitë për angazhim praktik, projekte shkencore dhe bashkëpunime ndërkombëtare. Aktivitetet promovuese u realizuan në këto shkolla të Prizrenit:
- Gjimnazi Shkencor “Gjon Buzuku”
- Gjimnazi Gjuhësor “Remzi Ademaj”
- Shkolla Ekonomike “Ymer Prizreni”
- Shkolla e Mesme Teknike
- Shkolla e Mesme e Mjekësisë
Në këto aktivitete morën pjesë stafi akademik i FSHJM:
- Asoc. Dr. Kushtrim Braha
- Asoc. Dr. Mirvjena Këllezi
- Ass. Dr. Kujtim Hameli
- Asoc. Dr. Faruk Bojaxhi dhe
- Asoc. Dr. Ylli Kortoçi
Në promovim kontribuuan edhe studentët përfaqësues:
- Anila Trupaj
- Dilara Tabaku
Nxënësit u njoftuan me programet studimore të FSHJM:
- Bachelor në Agrobiznes
- Bachelor në Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit
- Master në Menaxhim në Agrobiznes
- Master në Shkencat Pyjore dhe Ekologji Pyjore
Gjithashtu u prezantua infrastruktura moderne e fakultetit, përfshirë NaBiLab – Laboratorin e Natyrës dhe Biodiversitetit, si një hapësirë moderne për mësimdhënie, hulumtim dhe aktivitete praktike studentore.
FSHJM falënderon drejtoritë e shkollave, stafin arsimor dhe nxënësit për mikpritjen dhe interesimin e treguar gjatë këtyre aktiviteteve.
Fakulteti mbetet i përkushtuar në afrimin e të rinjve me arsimin e lartë cilësor dhe në përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e jetës, pylltarisë, mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
#FSHJM #UniversitetiUkshinHoti #Prizren #Promovim #StudoNeFSHJM #NaBiLab #Agrobiznes #ShkencatEPyjeve #Mjedisi









