
FSHJM promovon programet e saj në Gjimnazin "Fetah Syljemani" në Dragash
Në kuadër të aktiviteteve për promovimin e programeve studimore, Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM) ka realizuar një vizitë promovuese në Gjimnazin “Fetah Syljemani” në Dragash.
Prezentimi i programeve të FSHJM-së është bërë nga Prof. Asoc. Dr. Faruk Bojaxhi, i cili ka zhvilluar aktivitetin në dy faza: në orët e paradites dhe pasdites, për të mundësuar pjesëmarrjen e nxënësve të niveleve të ndryshme. Gjatë prezantimit, ai ka informuar nxënësit për mundësitë që ofron fakulteti, duke përfshirë dy programet kryesore të nivelit Bachelor (BSc):
- Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit
- Agrobiznes
Të dyja këto janë programe cilësore, që ofrojnë mundësi të shkëlqyera për zhvillim profesional dhe karrierë në fusha të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë.
FSHJM vazhdon angazhimin e saj për të promovuar arsimin e lartë dhe mundësitë e shkëlqyera për të rinjtë në të gjitha rajonet e vendit, duke siguruar që ata të kenë informacion të plotë mbi mundësitë që ofrohen për zhvillimin e karrierës së tyre.







