
FSHJM vazhdon aktivitetet promovuese të programeve studimore në Komunën e Rahovecit
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM) në Universiteti “Ukshin Hoti” ka vazhduar me sukses aktivitetet promovuese të programeve studimore edhe në shkollat e mesme të Komunës së Rahovecit.
Në kuadër të këtij aktiviteti, Isuf Lushi, Sadik Maloku dhe Fatlind Bajraktari realizuan prezantimin e programeve studimore të fakultetit në këto institucione arsimore:
SH.M.L. “Xhelal Hajda” – Rahovec
Shkolla Profesionale – Rahovec
SH.L.M. “Ukshin Hoti” – Krushë e Madhe
Gjatë këtyre takimeve, maturantët dhe nxënësit u informuan për mundësitë e studimit në FSHJM, programet akademike, kushtet moderne të studimit, laboratorët mësimorë dhe kërkimorë, si dhe perspektivat profesionale që ofrojnë fushat e jetës dhe mjedisit.
Programet studimore të prezantuara ishin:
- Bachelor nëAgrobiznes
- Bachelor nëShkencat e Pyjeve dhe Mjedisit
- Master në Menaxhim në Agrobiznes
- Master në Shkencat Pyjore dhe Ekologji Pyjore
Nxënësit u njohën gjithashtu me infrastrukturën moderne të fakultetit, përfshirë laboratorët e mjedisit, pylltarisë, biologjisë, kimisë, mikrobiologjisë dhe gjenetikës, si dhe NaBiLab – Laboratorin e Natyrës dhe Biodiversitetit, si hapësirë bashkëkohore për mësimdhënie, hulumtim dhe punë praktike studentore.
FSHJM falënderon drejtuesit e shkollave, stafin arsimor dhe nxënësit e Rahovecit për mikpritjen, bashkëpunimin dhe interesimin e treguar gjatë këtyre aktiviteteve.
Fakulteti mbetet i përkushtuar në afrimin e të rinjve me arsimin e lartë cilësor dhe në përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm në fushën e jetës, pylltarisë, mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm






