FSHJM VAZHDON BASHKËPUNIMI ME INSTITUTIN BUJQËSOR TË KOSOVËS NË PEJË
Profesori Ekrem Gjokaj nga Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM) ka përfaqësuar fakultetin tonë në Ditën fushore të Grurit në Pejë, të organizuar nga Instituti Bujqësor i Kosovës. Në prezantuan përfaqësues të institucioneve qeveritare, njësive akademike dhe bizneseve të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, që në mënyrë direkte ose indirekte ndërlidhen më fushëveprimtarinë multidisiplinare të Institutit Bujqësor të Kosovës.
Me këtë rast, u theksuar rëndësia e bashkëpunimit të deritanishëm të FSHJM-së dhe Institutit në fushën e hulumtimit shkencor dhe mundësitë e mëdha që na ofrohen për bashkëpunime të mëtejme, me qëllim të avancimit të stafit akademik, por edhe studentëve tanë.