
Ftesë për pjesëmarrje në ekspozitë fotografike
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në ekspozitën fotografike:
“100 Bimë dhe Habitate të Rrezikuara Shqiptare”
Kjo ekspozitë paraqet një udhëtim unik në natyrën magjepsëse shqiptare përgjatë katër stinëve të vitit, duke sjellë në vëmendje larminë bimore të ekosistemeve natyrore dhe rëndësinë e ruajtjes së saj.
Data: 10 Prill 2026;
Ora: 10:30 – 13:00
Vendi: Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.
Ekspozita realizohet nga:
Prof. Dr. Lulezim Shuka (Universiteti i Tiranës, Fakulteteti i Shkencave të Natyrës; Departamenti I Biologjisë).
Dr. Abdulla Diku
PhD. Donald Shuka
Gjatë aktivitetit do të organizohet edhe një ligjëratë tematike mbi: Larmia bimore e Shqipërisë, rëndësia e saj dhe rrezikimi i bimëve me interes ruajtjeje.
Kjo ekspozitë dhe ligjëratë përbëjnë një mundësi të shkëlqyer për të zgjeruar njohuritë, për të reflektuar mbi rëndësinë e biodiversitetit dhe për të diskutuar sfidat e ruajtjes së natyrës në rajonin tonë.



