HERAS + dhuron laboratorin e Gjenetikës për Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit
Mesazh falenderimi
Dua të shpreh një falenderim të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Heras + ndaj Fakultetit të Shkencave të Pyjeve dhe Mjedisit (FSHJM). Dhurimi juaj është një tregues i shumëvlefshëm i mbështetjes suaj të paçmueshme për arsimin dhe hulumtimin shkencor në fushën e mjedisit dhe gjenetikës, por jo vetëm. Në këtë laborator, stafi akademik dhe studentët e fakultetin tonë do të kenë mundësinë ti qasen Mikrobiologjisë ekologjike, Entomologjisë dhe Patologjisë së pyjeve.
Ky laborator është thelbi i zhvillimit të dijes dhe teknologjisë dhe shkon përtej fakultetit tonë. Me ndihmën tuaj, studentët tanë do të kenë mundësinë të eksperimentojnë, të mësojnë dhe të zhvillojnë aftësi të reja në laborator, duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për hulumtimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për sfidat e mjedisit.
Dhurimi juaj ka një ndikim të thellë në kualitetin e arsimit të lartë dhe ndihmon në formimin e brezave të ardhshëm të shkencëtarëve dhe hulumtuesve të specializuar. Ky laborator do të shërbejë si një burim i vazhdueshëm i diturisë dhe inovacionit në mbrojtjen dhe kujdesin e mjedisit tonë të çmuar.
Jemi të kënaqur që kemi donatorë të tillë si ju, të cilët ndajnë pasionin dhe vizionin tonë për të krijuar një botë më të qëndrueshme dhe të shëndoshë për të ardhmen. Dhurimi juaj ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe do të mbetet një pjesë e pandarë e rrugës tonë drejt arritjeve të mëdha.
Me shumë respekt,
Prof. Asoc. Dr. Albana Milaimi, Dekane në FSHJM