KONGRESI I VI-TË I BUJQËSISË – UTAK 2023
Më datë 01.09.2023 në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe mjedisit (FSHJM) – Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, është mbajtur Kongresi VI Ndërkombëtar i Bujqësisë – UTAK 2023. Kjo ngjarje është organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Pamukkalës (Fakulteti i Bujqësisë), Universitetin e Kahramanmaras Sütçü İmam, Universitetin Yozgat Bozok, Universitetin e Mustafa Kemalit të Hatay dhe Universitetin e Komratit.
Përveç rektorëve të universiteteve partnerë, në hapje morën pjesë edhe Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, si dhe Ambasadori i Republikës së Turqisë, Sabri Tunc Angili.
Stafi Akdemik i FSHJM-së ishin të përfshirë në Këshillin shkencor të Kongresit (Prof. Asoc. Dr. Ekrem Gjokaj, Prof. Asoc. Dr. Faruk Bojaxhi dhe Prof. Ass. Dr. Nol Krasniqi), poashtu edhe si folës kryesor të Kongresit (Prof. Asoc. Dr. Ekrem Gjokaj) dhe udhëheqës shkencor të sesioneve shkencore (Prof. Asoc. Dr. Ekrem Gjokaj, Prof. Asoc. Dr. Albana Milaimi, Prof. Asoc. Dr. Faruk Bojaxhi, Prof. Asoc. Dr. Kushtrim Braha, Prof. Asoc. Dr. Mirvjena Kortoçi dhe Prof. Ass. Dr. Nol Krasniqi). Këta pjesëmarrës, bashkë me studentët morën pjesë edhe në prezentimet e punimeve të tyre shkencore.
Punimet e Kongresit VI Ndërkombëtar të Bujqësisë – UTAK 2023, vazhduan deri më 4 shtator 2023. Jemi mirënjohës për kontributin e secilit në këtë ngjarje të rëndësishme. #UTAK2023 #Bujqësi #Shkencë.