You are here:

kthehu mbrapa

Menaxhim në Agrobiznes

Programi Akademik:

  • Menaxhim në Agrobiznes (Master)

     

Programi studimor Menaxhim në agrobiznes, MSc, akreditim

Tabela ii.1: Programi studimor “Menaxhim në agrobiznes” (MSc), riakreditim

Emri i programit të studimit Menaxhim në agrobiznes
Niveli i kualifikimit sipas KKK (BA, MA, PhD,  program doktorate, kurs universitar, çertifikatë apo diplomë profesionale)
MSc
Grada akdemike dhe emërtimi i diplomës në formë të plotë dhe të shkurtuar Master Shkencor në Menaxhim në Agrobiznes –            MSc në Menaxhim në Agrobiznes
Fusha e studimit sipas Erasmus Subject

Aresa Codes (ESAC)

01.2
Profili i programit akademik Agrobiznes
Kohëzgjatja minimale e studimit 2 vite (4 semestera)
Forma e studimit (e rregullt, pa shkëputje nga puna, studim në distancë etj.) E rregullt
Numri i ECTS 120 ECTS apo 60 ECTS/Vit
Modulet/Lëndët (pasqyrë e shkurtër) 1.1 Ekonomiks i  bujqësisë dhe industrisë ushqimit (O)

1.2 Zhvillim i integruar rural (O)

1.3 Metodologjia e kërkimit shkencor (O)

1.4. Ekonometri (O)

1.5.1 Ndërmarrësi (Z)

1.5.2 Agroekologji dhe mbrojtje e mjedisit (E)

2.1 Menaxhim i qëndrueshëm i fermës (O)

2.2 Menaxhim i cilësisë në agrobiznes (O)

2.3 Marketing në agrobiznes (O)

2.4 Biznes ndërkombëtar dhe inovacion (O)

2.5.1 TIK në bujqësi (Z)

2.5.2 E drejta financiare (Z)

3.1 Analiza e politikave të bujqësisë dhe ushqimit (O)

3.2 Menaxhment strategjik (O)

3.3 Analiza e zingjirit të vlerës agroushqimore (O)

3.4 Menaxhim i riskut në biznes (O)

3.5.1 Menaxhim i marketingut (Z)

3.5.2 Analiza financiare (Z)

4.1 Puna praktike (O)

4.2 Teza e masterit (O)

Numri i vendeve të studimit 30
Udhëheqësi i drejtimit/programit të studimit Prof. Asoc. Dr. Sadik Maloku

Prof. Asoc. Dr. Kushtrim Braha

Personeli i përhershëm akademik (shkencor/artistik)

(Numri sipas kategorive të personelit)

Shtatëmbëdhjetë (17) mësimdhënës të rregullt:

6 Prof. Asoc., 5 Prof. Ass., 1 Ass. Dr. and 5 Ass. PhD(c)

Prof. Asoc. Dr. Kushtrim Braha

Prof. Asoc. Dr. Sadik Maloku

Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi

Prof. Asoc. Dr. Albana Milaimi

Prof. Asoc. Dr. Florije Govori

Prof. Asoc. Dr. Arsim Susuri

Prof. Ass. Dr. Nol Krasniqi

Prof. Ass. Dr. Anera Musliu

Prof. Ass. Dr. Kushtrim Gashi

Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli

Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj

Ass. Dr. Arbër Beshiri

Ass. PhD(c). Liridon Buqaj

Ass. PhD(c). Simeana Beshi

Ass. PhD(c). Leonora Sopaj Hoxha

Ass. PhD(c). Vesel Usaj

Ass. PhD(c). Isuf Qabrati

 

Tetë (8) mësimdhënës të angazhuar:

4 Prof. Dr., 1 Prof. Ass., 1 Dr., 1 PhD(c) and 1 MSc.

Prof. Dr. Engjëll Skreli

Prof. Dr. Ilir Kapaj

Prof. Dr. Drini Imami

Prof. Dr. Ekrem Gjokaj

Prof. Ass. Dr. Gentjan Çera

Dr. Kujtim Hameli

PhD(c). Altina Kamberaj

MSc. Fatjona Parallangaj

Taksat e studimit 150 euro për semestër

Tabela 1.4.2: Përmbajtja e programit studimor master “Menaxhim në agrobiznes”

Viti I
Semesteri I
Nr. O/Z Lënda mësimore ECTS Orë / Javë Mësimdhënësi Orë / Javë Asistenti
L U
1.1 O Ekonomiks i  bujqësisë dhe industrisë ushqimore 7 3 Nol Krasniqi 2 Vesel Usaj
1.2 O Zhvillim i integruar rural 6 3 Ekrem Gjokaj 2 Fatjona Parallangaj
1.3 O Metodologjia e kërkimit shkencor 6 3 Kushtrim Braha 2 Liridon Buqaj
1.4 O Ekonometri 6 3 Anera Musliu 2 Altina Kamberaj
1.5.1 Z Ndërmarrësi 5 2 Kushtrim Gashi 1 Leonora Sopaj Hoxha
1.5.2 Z Agroekologji dhe mbrojtje e mjedisit 5 2 Albana Milaimi 1 Liridon Buqaj
1.5.3 ZL Lëndë me zgjedhje të lirë 5 2 DTS 1 DTS
Σ     30  
Semesteri II
Nr. O/Z Lënda mësimore ECTS Orë / Javë Mësimdhënësi Orë / Javë Asistenti
L U
2.1 O Menaxhim i qëndrueshëm i fermës 7 3 Sadik Maloku 2 Fatjona Parallangaj
2.2 O Menaxhim i cilësisë në agrobiznes 6 3 Ilir Kapaj 2 Vesel Usaj
2.3 O Marketing në agrobiznes 6 3 Isuf Lushi 2 Kujtim Hameli
2.4 O Biznes ndërkombëtar dhe inovacion 6 3 Kushtrim Braha 2 Leonora Sopaj Hoxha
2.5.1 Z TIK në bujqësi 5 2 Arsim Susuri 1 Arbër Beshiri
2.5.2 Z E drejta financiare 5 2 Adelina Rakaj 1 Simeana Beshi
2.5.3 ZL Lëndë me zgjedhje të lirë 5 2 DTS 1 DTS
Σ     30        
Viti II
Semesteri III
Nr. O/Z Lënda mësimore ECTS Orë / Javë Mësimdhënësi Orë / Javë Asistenti
L U
3.1 O Analiza e politikave të bujqësisë dhe ushqimit 7 3 Engjëll Skreli 2 Fatjona Parallangaj
3.2 O Menaxhment strategjik 6 3 Kushtrim Gashi 2 Kujtim Hameli
3.3 O Analiza e zingjirit të vlerës agro-ushqimore 6 3 Drini Imami 2 Festim Tafolli
3.4 O Menaxhim i riskut në biznes 6 3 Gentjan Çera 2 Vesel Usaj
3.5.1 Z Menaxhim i marketingut 5 2 Festim Tafolli 1 Leonora Sopaj Hoxha
3.5.2 Z Analiza financiare 5 2 Florije Govori 1 Vesel Usaj
3.5.3 ZL Lëndë me zgjedhje të lirë 5 2 DTS 1 DTS
Σ     30        
Semesteri IV
Nr. O/Z Lënda mësimore ECTS Orë / Javë 

L

Mësimdhënësi Orë / Javë

U

Asistenti
4.1 O Puna praktike 5 3 Nol Krasniqi
4.2 O Teza e masterit 25
Σ     30      

Programi i studimit “Menaxhim në grobiznes” është një program studimi i avancuar i ciklit master, i krijuar për studentët që janë të interesuar për menaxhimin bashkëkohor të agrobiznesit. Programi i studimit përmban objektiva të qarta, të matshme, praktike dhe të arritshme të kualifikimit të studentëve. Ky program synon t’u ofrojë studentëve mundësinë për të ndërtuar, zhvilluar dhe zbatuar praktika të avancuara të menaxhimit të agrobiznesit në mjedis konkurrues vendor dhe ndërkombëtar. Hartimi i programit të studimit dhe përmbajtja e lëndëve e orientojnë këtë program drejt një programi master të formatit të avancuar të menaxhimit shumëdimensional dhe funksional.

Pas përfundimit të studimeve, studentët e këtij programi studimor do të mund të punësohen ose të vetëpunësohen, bazuar në kompetencat dhe aftësitë e fituara në këtë program studimor. Ata do të zhvillojnë aftësi dhe kompetenca të thelluara teorike dhe praktike, të cilat do të mbështeten në aplikimin e strukturuar metodologjik dhe aftësitë gjenerike. Studentët e këtij programi do të mund të kontribuojnë në komunitet përmes ofrimit të ekspertizës dhe konsulencës profesionale në sektorin e agrobiznesit.

Programi i studimit ka karakter ndërdisiplinor dhe përmban një rrjedhë logjike të mirëstrukturuar të disiplinave të menaxhimit të sektorit të agrobiznesit duke përmbushur objektivat e pritshme të kualifikimeve. Ky program studimi është në përputhje të plotë me the Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve të Kosovës [A4.1] dhe Kornizën e Kualifikimeve të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë [A4.2] duke kombinuar dhe harmonizuar pjesën teorike të lëndëve (ligjëratat) me pjesën praktike (ushtrimet). Lëndët e programit kombinohen në mënyrë të tillë që të përmbushin me saktësi objektivat e përcaktuara të programit studimor, nëpërmjet zbatimit të mësimdhënies dhe të mësimnxënies cilësore dhe inovative.

Programi studimor i ciklit master “Menaxhim në agrobiznes” është në përputhje të plotë me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve dhe Kornizën e Kualifikimeve të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë, bazuar në faktet se:

  • Programi i studimit në nivelin master përmban 120 ECTS,
  • Programi i studimit bazohet në programin e nivelit bachelor (“Agrobiznes”), duke ofruar origjinalitet për zhvillimin e karrierës nëpërmjet studimeve të avancuara dhe që janë të orientuara në kontekstin e hulumtimit dhe aplikimit,
  • Studentët kanë mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të shkathtësive dhe kompetencave për zgjidhjen e problemeve praktike në sektorin e agrobiznesit,
  • Studentët kanë mundësi të zhvillojnë shkathftësi dhe kompetenca për zgjidhjen e problemeve në situata të informacionit jo të plotë dhe duke respektuar përgjegjësinë sociale dhe etike,
  • Studentët zhvillojnë shkathtësitë e tyre prezantuese duke punuar në projekte dhe seminare të lëndëve, në mënyrë që pas diplomimit të jenë në gjendje t’i komunikojnë gjetjet e tyre të hulumtimit në mënyrë profesionale para një audience të specializuar dhe jo të specializuar,
  • Programi i studimeve u mundëson studentëve të jenë më të pavarur gjatë procesit mësimor dhe të përgatiten për ciklin e tretë të studimeve që kërkon pavarësi të plotë,
  • Lëndët e programit të studimit organizohen në një rrjedhë logjike në mënyrë që të ndihmojnë studentët të zhvillojnë shkathtësi të përgjithshme dhe specifike.

Në këtë program studimi mund të regjistrohen studentë të cilët kanë përfunduar studimet bachelor në fushat e agrobiznesit, ekonomiksit, zhvillimit rural, agronomisë, juridikut (e drejta biznesore dhe e drejta financiare) dhe drejtimet tjera që janë të lidhura me agrobiznesin, dhe i kanë grumbulluar së paku 180 ECTS. Studentët e Universitetit që dëshmojnë se kanë përfunduar nivelin bachelor të studimeve, me notë mesatare 8 (tetë) ose më të lartë fitojnë të drejtën që drejtpërdrejt të regjistrohen në studimet master. Studentët me notë mesatare nën 8 (tetë) i nënshtrohen provimit pranues. Studentët e regjistruar duhet të plotësojnë kërkesat minimale të njohjes së gjuhës angleze të demonstruara nga testet e zakonshme si TOEFL, IELTS ose një test i brendshëm (testi i brendshëm organizohet në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Angleze në nivel Universitar).

Krahasueshmëria me programet studimore ndërkombëtare

Programi i studimit të ciklit master “Menaxhim në agrobiznes” është i krahasueshëm me programet e studimeve master në fushën e agrobiznesit të Universitetit të Hohenheim (Agrobiznes, MSc.), Universiteti Szent István (Zhvillim Rural dhe Agrobiznes, MSc.), Universiteti Bujqësor i Tiranës (Administrimi i Ndërmarrjeve të Agrobiznesit, MSc.) dhe Shkolla e Biznesit Audencia (Menaxhimi i Ushqimit dhe Agrobiznesit, MSc.). Tabela e mëposhtme (Tabela 1.4.1) paraqet krahasueshmërinë e programit të studimit master “Menaxhimi në Agrobiznes” me programet ndërkombëtare të studimit.

Tabela 1.4.1: Krahasueshmëria me programet ndërkombëtare të studimit

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren Universiteti  #1 Universiteti  #2
Universiteti Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren Universiteti i Hohenheimit (Shtutgart, Gjermani) a) Universiteti Hungarez i Bujqësisë dhe Shkencave të Jetës (Gödöllő, Hungari)
b) Universiteti Bujqësor i Tiranës (Tiranë, Shqipëri)
c) Shkolla e Biznesit Audencia (Nantes, France)
Fakulteti /          Programi studimor Menaxhim në agrobiznes (MSc.) Fakulteti i Shkencave Bujqësore & Fakulteti i Biznesit, Ekonomisë dhe Shkencave Sociale / Agrobiznes (MSc.) a) Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Sociale / Zhvillim Rural dhe Agrobiznes (MSc.)
b) Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit / Administrimi i Ndërmarrjeve të Agrobiznesit (MSc.)
c) Shkolla e Biznesit / Menaxhimi i Ushqimit dhe Agrobiznesit (MSc.)
% e krahasueshmërisë   75% 25%

Vërejtje: Programet e studimit të Universiteteve Evropiane me të cilat është i ngjajshëm programi “Menaxhim në agrobiznes” (Universiteti #1 nënkupton Universitetin me të cilin programet e studimit kanë ngjajshmëri 75% dhe Universitetet #2 nënkupton Universitetet me të cilin programi studimor është i ngjajshëm 25%).

Vizioni i këtij programi studimor bazohet në përmbushjen e disa objektivave. Ndër të tjera:

  • Bëhemi lider në ofrimin e edukimit cilësor për përgatitjen e stafit profesionalisht të mirëarsimuar në sektorin e agrobiznesit në kontekstin kombëtar dhe ndërkombëtar,
  • Bëhemi lider në hulumtimin shkencor në fushën e agrobiznesit dhe zhvillimit rural në kontekstin kombëtar dhe ndërkombëtar,
  • Bëhemi aktor konkurrues në ofrimin e shërbimeve këshillimore dhe profesionale në kontekstin rajonal dhe ndërkombëtar.

Objektivat e programit të studimit “Menaxhim në agrobiznes” janë dizajnuar si më poshtë:

  • T’u ofrojë studentëve një kuptim të thellë dhe gjithëpërfshirës të koncepteve, praktikave dhe parimeve të menaxhimit të agrobiznesit, duke mbuluar fusha të tilla si bujqësia, menaxhimi i fermave, ekonomia, marketingu, financa dhe menaxhimi i zinxhirit të furnizimit.
  • Të pajis studentët me aftësi të avancuara hulumtuese, duke u mundësuar atyre të kryejnë analiza të thella dhe të kontribuojnë në ofrimin e zgjidhjeve inovative brenda sektorit të agrobiznesit.
  • Të zhvillojë kompetencat profesionale të studentëve, duke i përgatitur ata për të shkëlqyer në role menaxheriale dhe pozicionet vendimmarrëse brenda kompanive dhe organizatave të agrobiznesit.
  • Të nxisë përshtatjen dhe fleksibilitetin tek studentët, duke i lejuar ata të përgjigjen në mënyrë efektive ndaj sfidave dhe ndryshimeve dinamike në industrinë e agrobiznesit.
  • Të përafrojë kurrikulën me trendet aktuale të tregut dhe kërkesat e industrisë, duke siguruar që të diplomuarit të jenë të përgatitur mirë për të përmbushur nevojat e tregut të sektorit të agrobiznesit.
  • Të rrënjosin praktika etike dhe të qëndrueshme në menaxhimin e agrobiznesit, duke inkurajuar vendimmarrje të përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme kundrejt mjedisin.
  • Të përmirësojë aftësitë e studentëve për zgjidhjen e problemeve, duke identifikuar dhe adresuar çështjet dhe sfidat me të cilat përballen agrobizneset.
  • T’u ofrojë studentëve një perspektivë globale për menaxhimin e agrobiznesit, duke i përgatitur ata për tregjet dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.
  • Të nxisë aftësitë sipërmarrëse dhe drejtuese, duke i lejuar të diplomuarit të marrin role me ndikim në sektorin e agrobiznesit.
  • Të promovojë të kuptuarit se agrobiznesi mund të luajë një rol në përmirësimin e mirëqenies së komunitetit, me fokus në përgjegjësinë sociale.

Rezultatet e të nxënit të studentëve që diplomohen në këtë program studimor janë të:

  1. Kupton dhe interpreton trendet kryesore që ndikojnë në zhvillimin e industrisë së agrobiznesit në mjedisin lokal dhe global;
  2. Analizon elementet kyqe të riskut dhe pasigurisë që ndikojnë në ndërmarrjet e agrobiznesit dhe segmentet e industrisë, si dhe të përkufizojnë rreziqet që ndikojnë në lloje të veçanta të ndërmarrjeve të agrobiznesit;
  3. Udhëheq projekte investive të qëndrueshme në nivel të fermës dhe zbaton projekte kërkimore;
  4. Menaxhon zinxhirin e furnizimit agro-ushqimor;
  5. Dizajnon dhe zbaton modelet e sistemit të menaxhimit të cilësisë në sektorin e agrobiznesit;
  6. Kupton rolin e teknologjisë së avancuar dhe zbatimin e TIK-ut në prodhimin bujqësor;
  7. Zhvillon iniciativën ndërmarrëse dhe të lidershipit në një mjedis kompleks ligjor dhe financiar të industrisë së agrobiznesit;
  8. Zhvillon strategjitë e zgjerimit të agrobiznesit në tregjet ndërkombëtare dhe aplikon strategjitë e inovacionit, duke përdorur metodat e mendimit kritik;
  9. Planifikon dhe zbaton strategjitë e vendosjes së cmimeve të marketingut dhe politikave të financimit të investimeve;
  10. Analizon dhe interpreton politikat gjithpërfshirëse të zhvillimit të integruar rural;
  11. Organizon dhe zbaton metodat sasiore dhe cilësore të kërkimit shkencor, duke përfshirë aplikimin e modeleve ekonometrike që kanë të bëjnë me zhvillimin e agrobiznesit;
  12. Zhvillon dhe prezanton gjetjet e kërkimit të tregut me qartësi dhe respektim të standardeve të larta profesionale dhe etike kur i drejtoheni audiencave të specializuara.
Broshura_FSHJM_2018_425573-1