kthehu mbrapa

Menaxhim në Agrobiznes

Programi Akademik:

  • Menaxhim në Agrobiznes (Master)

Themelimi i programit në nivelin master “Menaxhim në agrobiznes” është inicuar në përputhshmëri me kërkesat e tregut, objektivat e Planit strategjik të Universitetit dhe FSHJM, strategjinë e Arsimit të Lartë të Republikës së Kosovës, dhe me trendet e Arsimit të Lartë Evropian dhe botëror. Grupi punues i mësimdhënësve ka hartuar Planin e fizibilitetit. Rezultatet e këtij plani kanë sugjeruar përshtatshmërinë e programit të ri master me objektivat strategjike të Arsimit të Lartë të Republikës së Kosovës, të Universitetit dhe të FSHJM.

Programi i studimeve në nivelin master “Menaxhim në agrobiznes” është program që ofron kualifikime postdiplomike në fushën e menaxhimit të agrobiznesit. Ky program është i dedikuar për studentët të cilët kanë përfunduar studimet themelore në fushën e agrobiznesit si dhe fushave të ngjajshme të këtij sektori ekonomik. Misioni dhe vizioni i këtij program studimor është në përputhshmëri të plotë me misionin e Universitetit dhe të FSHJM. Misioni i këtij programi studimor mbështetet në përmbushjen e tre shtyllave kryesore të studimeve postdiplomike: edukimin cilësor, kërkimin shkencor dhe kontributin në komunitet.

Rrjedhimisht, misioni i programit “Menaxhim në agrobiznes” është definuar si në vijim:

“Misioni i programit studimor “Menaxhim agrobiznesi” ka për qëllim ofrimin e edukimit cilësor të gërshetuar me zhvillimin e shkathtësive të kërkimit shkencor, në funksion të zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe shkencor të studentëve për të menaxhuar me sukses bizneset në sektorin e agrobiznesit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Studentët e diplomuar të këtij programi studimor do të krijojnë shkathtësi dhe kompetenca profesionale dhe kërkimore për të përmbushur kërkesat e tregut dhe për të kontribuar në ngritjen e mirëqenies së komunitetit.”

Ne ofrojmë një program arsimor të ekuilibruar që sfidon studentët tanë të jenë nxënës dhe drejtues efektivë. Vizioni i këtij programi studimor mbështetet në përmbushjen e disa objektivave. Ndër të tjera:

  • Për të qenë lider në ofrimin e edukimit cilësor për përgaditjen e kuadrove

profesionalisht të mirë-edukuara në sektorin e agrobiznesit në nivel kombëtar,

  • Për të qenë lider në fushën e kërkimeve shkencore në fushën e agrobiznesit dhe

zhvillimit rural në nivel kombëtar,

  • Për të qenë konkurrues në ofrimin e shërbimeve këshilldhënëse dhe profesionale në

nivel regjional dhe kombëtar.

Kurikula e programit master “Menaxhim në agrobiznes” i mundëson studentëve që të arrijnë njohuri për të identifikuar dhe zgjidhur problemet e bizneseve në sektorin e agrobiznesit, në kontekstin lokal, nacional dhe ndërkombëtar. Ky program studimor ofron lëndë të përgjithshme nga fusha e ekonomiksit të industrisë agro-ushrimore, zhvillimit të integruar rural, menaxhimit të fermës, biznesit ndërkombëtar dhe inovacionit, menaxhimit të cilësisë në agrobiznes, sistemeve të prodhimit bimor dhe shtazor, aplikimin e ICT në bujqësi, zbatimin e modeleve ekonometrike, analizave të politikave bujqësore dhe të ushqimit, menaxhimit të zingjirit të ofertës së ushqimit, si dhe duke ofruar njohuri të specializuara përmes ofrimit të lëndëve zgjedhore, dhe së fundi duke ofruar mësim nga përvoja përmes punimit të temës së diplomës master dhe hulumtimeve të zhvilluara së bashku me profesorët dhe punës praktike në kompani.