MIRËNJOHJE
Ditën e 29 Majit 2024, një ngjarje e rëndësishme u zhvillua në Prishtinë ku Dekania e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Prof. Asoc. Dr. Dr. Albana Milaimi dhe stafi akademik, përfshirë Prof. Ass. Dr. Nol Krasniqi dhe Msc. Liridon Buqaj PhDc, u nderuan me mirenjohje të veçantë. Ky nderim erdhi nga Eventi “Celebration of Partners”, i organizuar nga Projekti i USAID-it: Private Sector Partnerships to Strengthen Higher Education Activity.
Ky nderim u dha për kontributin e tyre të shquar dhe përpjekjet e jashtëzakonshme në këtë projekt për vitin akademik 2023/2024. Projekti ka pasur një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit të lartë dhe partneritetit mes sektorit privat dhe institucioneve të arsimit të lartë.
Pjesëmarrja dhe angazhimi i Prof. Asoc. Dr. Albana Milaimi, Prof. Ass. Dr. Nol Krasniqi, dhe Msc. Liridon Buqaj PhDc në këtë projekt u vlerësua thellësisht nga organizatorët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë. Kjo mirënjohje është një shenjë e njohjes së merituar për punën e tyre të palodhur dhe angazhimin në avancimin e arsimit dhe bashkëpunimit në nivelin e lartë të shkencës dhe mjedisit.