
Mobilitet akademik ERASMUS+ në Universitetin e Eberswaldes, Gjermani
Datë: 01–12 dhjetor 2025
Në kuadër të programit ERASMUS+ për mobilitetin e stafit akademik, përfaqësues të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM) morën pjesë në një mobilitet akademik në Universitetin e Eberswaldes për Zhvillim të Qëndrueshëm, Gjermani.
FSHJM u përfaqësua nga Prof. Asoc. Isuf Lushi, nga Programi Agrobiznes, si dhe nga Prof. Asoc. Dr. Faruk Bojaxhi, nga Programi Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit.
Kjo përvojë përfaqëson një angazhim të rëndësishëm profesional dhe akademik, duke ofruar mundësi të vlefshme për shkëmbim përvojash, avancim të njohurive shkencore, si dhe forcim të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë.
Gjatë mobilitetit, u shkëmbyen praktika të mira akademike dhe kërkimore, si dhe u diskutuan mundësi konkrete për bashkëpunime të ardhshme në fushën e arsimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Njohuritë dhe përvojat e fituara gjatë këtij mobiliteti do të kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, forcimin e kërkimit shkencor dhe zhvillimin profesional të stafit akademik në FSHJM.








