
Mundësi Praktike në Gjermani për Studentët dhe të Rinjët Profesionistë në Fushën e Bujqësisë!
Kush mund të aplikojë?
- Të rinjtë deri në moshën 30 vjeç
- Me origjinë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina ose Moldavia
- Me së paku 4 semestra të përfunduara në studime bujqësore dhe përvojë praktike, ose të kenë përfunduar shkollim profesional në bujqësi
- Me njohuri bazë të gjuhës gjermane ose motivim të fortë për ta mësuar atë
Çka ofron programi?
Mundësi për praktikë profesionale në ferma gjermane (3 deri në 12 muaj)
Mbështetje të plotë gjatë gjithë qëndrimit
Kompensim sipas rregulloreve gjermane për praktikantët
Mbështetje financiare njëherëshe deri në 600 € për kandidatët që plotësojnë kushtet
Mentorim profesional dhe rrjet mbështetës
Ndihmë me procedurat për vizë dhe sigurim
Aplikoni tani dhe përfitoni nga kjo përvojë unike profesionale dhe kulturore!
Më shumë informata: www.schorlemer-stiftung.de



