
Nënshkrimi i Protokollit të Bashkëpunimit midis Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit dhe Shkollës Profesionale të Izmirit, Universiteti Dokuz Eylül, Turqi
Ky protokoll përmban një gamë të gjerë bashkëpunimesh, përfshirë:
- Vizita afatshkurtra dhe afatgjata të stafit akademik për leksione, trajnime dhe projekte kërkimore,
- Shkëmbim të studentëve në nivele të ndryshme studimi (bachelor, master, doktoraturë),
- Projekte të përbashkëta kërkimore dhe pilot,
- Organizim të seminareve, konferencave dhe punëtorive të përbashkëta,
- Shkëmbim të informacionit akademik, botimeve shkencore dhe materialeve mësimore.
Protokolli gjithashtu synon t’u ofrojë studentëve dhe stafit mundësinë për të njohur kultura dhe gjuhë të ndryshme, duke i ndihmuar ata të zgjerojnë perspektivat e tyre globale.
Ky bashkëpunim i ndërsjellë do të zbatohet në përputhje me rregullat e institucioneve përkatëse dhe do të zgjasë për pesë vjet, me mundësi rinovimi automatik nëse nuk ndërpritet me njoftim të shkruar.
Përfaqësues të nderuar të të dy institucioneve, Prof. Asoc. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi, Dekane e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, dhe Prof. Dr. R. Şebnem YAŞAR, Drejtore e Shkollës Profesionale të Izmirit, e nënshkruan këtë marrëveshje, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit arsimor dhe shkencor midis Kosovës dhe Turqisë.





