
NJOFTIM – JAVA E MIRËSEARDHJES 2025/26
.
Të dashur studentë,
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit ju uron mirëseardhje në vitin e ri akademik 2025/26!
Me datë 1 Tetor 2025, do të organizohet Java e Mirëseardhjes, e cila përfshin:
- Ceremoninë Qendrore të Mirëseardhjes; Ora: 10:00; Vendndodhja: Amfiteatri i Madh i Universitetit
- Dita e Orientimit në Fakultetin tone; Ora: 11:30; Vendndodhja: Amfiteatri i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit
Gjatë kësaj dite, studentët e vitit të parë do të njihen me:
- Strukturën akademike të fakultetit
- Stafin akademik dhe administrativ
- Laboratorët dhe infrastrukturën
- Përfaqësuesit e studentëve dhe shërbimeve studentore
Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të bëheni pjesë aktive e komunitetit tonë akademik!



