
NJOFTIM – SESION INFORMATIV ONLINE PËR BURSA NGA DBU
Të nderuar studentë,
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ju fton të merrni pjesë në sesionin informativ online rreth mundësive për bursa nga DBU (Deutsche Bundesstiftung Umwelt), i cili do të mbahet të hënën, më 30 qershor 2025, në ora 13:00.
Linku për pjesëmarrje:
Kliko këtu për të hyrë në sesion
Meeting ID: 395 292 129 766 4
Password: AV7SS3Wt
Ky sesion është i hapur për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të aplikojnë për bursa studimi në Gjermani në kuadër të programit DBU.
Një sesion i dytë informativ do të mbahet më 27 gusht 2025, për ata që ndodhen me pushime gjatë qershorit.
APLIKO PËR BURSA NË GJERMANI – AFATI DERI MË 05.09.2025
Dëshiron të studiosh dhe hulumtosh në Gjermani për 6 deri 12 muaj?
Me fellowship-in nga DBU për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, ju keni mundësinë të punoni me profesorë dhe studiues të njohur në Gjermani dhe të përjetoni jetën gjermane në një qytet të zgjedhur nga ju.
Kush mund të aplikojë?
Të diplomuar së fundmi në nivel Master ose studentë të doktoratës nga të gjitha fushat e studimit, me interes në çështje mjedisore. Nuk është e domosdoshme që të keni përgatitje në shkencat mjedisore – por tema e kërkimit duhet të ketë ndikim pozitiv në mjedis.
DBU ofron:
- Bursë prej 1350 € (pa tatim)
- Sigurim shëndetësor
- Kurs intensiv 1-mujor të gjuhës gjermane
- Mbështetje të mëtejshme gjatë qëndrimit
Informacione të detajuara:
- https://www.dbu.de/en/
promotion/moe-fellowship/ - https://www.dbu.de/en/
promotion/moe-fellowship/ kosovo/
Për pyetje specifike, kontaktoni përfaqësuesit për Kosovë në adresën zyrtare të emailit të DBU.
Afati për aplikim është deri më 05.09.2025.
Mos e humbni këtë mundësi të rrallë për rritje personale dhe profesionale!
#fellowship #bursa #mundësi #DBU #Gjermani #Kosova #mjedisi #shkencë



