
Orë mësimore praktike në kuadër të lëndës Silvikultur
Studentët e vitit të dytë të programit studimor Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit, në Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, të premten kanë zhvilluar orë mësimore praktike, me Prof. Asoc. Dr. Mirvjena Kortoci. Në këto orë praktike, u trajtuan temat: përcaktimi i moshës së drurëve, dallimin i pyjeve trungishtë nga cungishtë, dallimin i pyjeve të thjeshta dhe të përziera, pyjet njëmoshorë dhe shumëmoshorë, përcaktimi i dendësisë së kurorës, etj..
Lënda Silvikultura 1 synon të informojë studentët mbi rolin dhe rëndësinë e pyjeve në nivel global. Roli fiziko-gjeografik i pyjeve (roli edafik, gjeomorfologjik, klimatik e hidrologjik). Roli anthropo-gjeografik i pyjeve (roli si prodhues i lëndëve të para. Ndikimi i pyjeve mbi kulturat bujqësore e blegtorinë, roli higjenik dhe estetik i pyjeve. Rreziqet e ekosistemeve pyjore sot në botë. Pylli si bashkësi jetese komplekse (ekosistemi pyjor). Drurët si karakteristikë e grumbujve pyjore. Dallimet midis drurëve të vetmuar dhe atyre të rritur në pyll.
#Silvikultura #PyjetNëBotë #MjedisGlobal #EkoSisteme #BashkësiPyjore #Silvikultura1 #OrëPraktike #Studim #Pyje #Mjedis