Përfundimi i Sukesshëm i Projektit Kërkimor mbi Përqendrimet e Lëndëve Ushqyese dhe Metaleve të Rënda në Bimët Mjekësore dhe Aromatike në Kosovë
Prezantimi përmbyllës i projektit u mbajt më 5 korrik 2024, në Sallën e Mbledhjeve të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, me pjesëmarrje fizike dhe online. Të pranishëm ishin përfaqësues të OJQ-ve, Ministrive, Universiteteve, studentëve, Drejtorive Komunale, Agjencisë së Pylltarisë dhe Institutit të Pylltarisë, Bizneset e ndryshme, Bordi këshillëdhës industrial i Fakultetit, përfaqësues nga USAID, UNDP, etj.
Kërkimi u fokusua në 28 bimë të ndryshme mjekësore dhe aromatike të mbledhura nga pika e grumbullimit “Agroproduct” në Kosovë. Objektivat kryesore ishin të vlerësonin përqendrimin e metaleve të rënda dhe mineraleve në këto bimë, të përcaktonin vlerën e tyre ushqyese dhe të vlerësonin rreziqet potenciale për shëndetin nëse përqendrimet e metaleve të rënda tejkalonin kufijtë e lejuar sipas standardeve ndërkombëtare.
Gjetjet Kryesore dhe Objektivat:
- Akumulimi i Metaleve të Rënda dhe Përmbajtja e Mineraleve: Studimi vlerësoi akumulimin e metaleve të rënda dhe përmbajtjen e mineraleve në 28 bimë të ndryshme mjekësore dhe aromatike që shiten në tregjet e Kosovës.
- Plotësimi i Kërkesave Ushqyese: Kërkimi vlerësoi aftësinë e këtyre bimëve për të plotësuar kërkesat ditore për ushqyes.
- Vlerësimi i Rrezikut: Vlerësimi i rreziqeve potenciale të lidhura me përdorimin e këtyre produkteve, duke marrë parasysh përqendrimet e metaleve të rënda.
- Vlerësimi i Mjedisit: Studimi vlerësoi gjendjen e mjedisit dhe produkteve në lidhje me përqendrimin e metaleve të rënda.
Ekipi kërkimor përbëhej nga katër profesorë të FSHJM: Prof. Asoc. Dr. Albana Milaimi (Udhëheqësja e Projektit), Dr. Sc. Liridon Buqaj, Prof. Asoc. Dr. Kushtrim Braha, dhe Prof. Asoc. Dr. Nol Krasniqi. Projekti përfshinte gjithashtu kontributet e Prof. Asoc. Dr. Sheval Memishi nga Universiteti i Tetovës, Prof. Asoc. Dr. İbrahim Ertuğrul Yalçın nga Universiteti Bahçeşehir dhe PhDc Belma Nallbani Gjergjizi nga Universiteti Marmara, e cila tani ka fituar Doktoraturën e saj.
Dy studentë, Yllka Shehdadi dhe Urtina Avdija, të cilët tani kanë diplomuar nga Programi i Shkencave të Pyjeve dhe Mjedisit, ishin aktivisht të përfshirë në kërkimin.
Projekti gjithashtu mundësoi pajisjen e laboratorit të Fakultetit me një kabinet PCRtë biosigurisë, duke kontribuar ndjeshëm në aftësitë kërkimore të ardhshme. Pjesëmarrja në Konferencën e 6-të Ndërkombëtare të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Tetovë, Maqedoni e Veriut, dhe përgatitja e një punimi shkencor me titull “Vlerësimi i Nivelit të Elementeve Ushqyese dhe Toksicitetit të Metaleve të Rënda në Bimët mjekësore të Kosovës” janë ndër arritjet e spikatura të projektit.
Ky projekt përfaqëson rëndësinë e bashkëpunimit ndër-universitar, ndër-kolegial dhe përfshirjen e studentëve në kërkim, duke nxitur një mjedis të ekselencës akademike dhe hulumtimeve shkencore.