
Përfundon me sukses mobiliteti në Universitetin Teknik të Bursës në Turqi në kuadër të Erasmus+
Gjatë muajit prill 2025, në kuadër të projektit Erasmus+, u realizua një vizitë zyrtare në Universitetin Teknik të Bursës (Bursa Technical University) në Turqi dhe në Fakultetin e Pylltarisë. Gjatë kësaj vizite, u zhvilluan disa aktivitete të rëndësishme akademike dhe profesionale.
Në kuadër të vizitës, u mbajt një ligjëratë për studentët e Fakultetit të Pylltarisë, ku u diskutuan çështje të rëndësishme mjedisore dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike në Kosovë. Po ashtu, u realizua shkëmbim përvojash në laboratorët e Entomologjisë, Patologjisë së Pyjeve dhe Pedologjisë, me fokus në metodat moderne të hulumtimit shkencor në këto fusha.
Aktivitetet përfunduan me një vizitë në Agjencinë Pyjore të Bursës, ku u vendos thellimi i bashkëpunimit për mobilitete të dyanshme të stafit akademik dhe studentëve nga të dy fakultetet, si dhe të stafit të agjencisë, me synim forcimin e kapaciteteve kërkimore në fushën e pylltarisë dhe mjedisit.
Ky mobilitet kontribuon në ngritjen e ndërgjegjësimit dhe në përpjekjet për të gjetur zgjidhje për sfidat globale mjedisore dhe klimatike.
Faleminderit Erasmus+ për mbështetjen dhe mundësinë e ofruar për zhvillimin e këtij projekti! ![]()
#ErasmusPlus #MobilitetAkademik #BursaTechnicalUniversity #Mjedisi #NdryshimetKlimatike #Kosova #ShkencaDheArsimi












