
Pjesëmarrja në Punëtori për Hartimin e Kurrikulës së Profilit "Teknik i Pylltarisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit"
Procesi i hartimit të kësaj kurrikule po realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrinë e Mjedisit, si dhe agjencitë përkatëse. Punimet janë udhëhequr nga ekspertët e “D&D Business Support Center.”
Prania e fakultetit tonë në këtë aktivitet dhe në fazat e ardhshme të zbatimit të kurrikulës është konsideruar një kontribut me rëndësi strategjike për zhvillimin e mëtejshëm të këtij profili arsimor, duke ndikuar drejtpërdrejt në fuqizimin e kapaciteteve profesionale në vend.





