Pjesëmarrje në Konferencën PBE 2023 në Francë
Asistenti Liridon Buqaj, PhD kandidat po merr pjesë në konferencën më të madhe të studiuesve dhe hulumtuesve nga fusha e Biologjisë së bimëve “PLANT BIOLOGY EUROPE 2023” në Marsejë, Francë si prezantues me punimin shkencor “DNA content and cell cycle on maize plant (Zea mays L.) under heavy metals stress”. Konferenca PBE 2023 mbahet në Marsejë – Francë, nga 3 deri më 6 korrik 2023. Stafi i FSHJM-së kontribon në ndërkombëtarizimin e programeve tona me pjesëmarrjen në konferenca prestigjioze.