
Profesorët nga FSHJM në Mobilitet Njëjavor përmes Erasmus+ në Bursa Teknik University, Turqi
Profesorët Mirvjena Këllezi dhe Ylli Kortoçi nga Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, “Ukshin Hoti” Universiteti i Prizrenit, realizuan një mobilitet njëjavor përmes programit Erasmus+ në Fakultetin e Pyjeve në Bursa Teknik University, Turqi.
Gjatë qëndrimit të tyre, profesorët mbajtën leksione të ndryshme për studentët mbi tema si Silvikultura, Ergonomia, Mjedisi Pyjor dhe Legjislacioni në Kosovë. Ky bashkëpunim akademik u fokusua në ndarjen e njohurive dhe përvojave mbi çështje aktuale që lidhen me sektorin e pyjeve.
Gjatë mobilitetit, ata vizituan Rektoratin e Universitetit në Bursa, Agjencinë Pyjore dhe patën mundësinë të njihen nga afër me punët dhe aktivitetet që organizohen në programet e Fakultetit të Pyjeve.
Ky mobilitet i suksesshëm përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe krijimit të mundësive për përfitime të ndërsjella në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor. Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit vazhdon të promovojë aktivitete të tilla për të zgjeruar rrjetin ndërkombëtar dhe për të siguruar zhvillimin profesional të stafit akademik dhe studentëve.







