
Promovimi i FSHJM-së në Komunën e Dragashi
Prof. Asoc. Dr. Faruk Bojaxhi, bashkë me studentët e vitit të dytë të drejtimit Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit Amar Ahmeti dhe Granit Hoxha, shënuan një moment të rëndësishëm duke promovuar dy drejtimet tona siç janë: Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit si dhe Agrobiznes, në komunën e Dragashit, përkatësisht në shkollën “Ruzhdi Berisha”.
Profesori bashkë me studentët pasqyruan para maturantëve mundësitë që këto dy drejtime me shumë prespektivë ofrojnë për studentët duke përfshirë këtu qasjen në tregun e punës, angazhimet që studentët kanë në projekte dhe vizita të ndryshme studimore, praktikën profesionale dhe mundësitë e shkëmbimeve semestrale në Universitetet Europiane.






