Promovimi i programeve në Tropojë - Shqipëri
Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM) është një institucion i shquar akademik që ofron programe të specializuara në fushën e shkencave të natyrës dhe mjedisit. Në këtë fakultet, studentët kanë mundësinë të eksplorojnë dhe të mësojnë rreth shumë disiplinave të rëndësishme, duke përfshirë Agrobiznesin dhe Shkecat e Pyjeve dhe Mjedisit.
Sot para maturantëve të shkollës “Asim Vokshi” në Tropojë u promovuan programet e FSHJM-së nga Prof. Asoc. Dr. Ylli Kortoçi së bashku me studentët e FSHJM-së.
FSHJM mirëpret të gjithë maturantët dhe u siguron atyre për një të ardhme të sigurt dhe prosperuese nëse ata do të jenë pjesë e jona.