
Promovimi i Programeve të FSHJM-së në Gjakovë
Sot, në Gjakovë, u zhvillua një aktivitet promovues për programet e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit (FSHJM). Dekanja e Fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Albana Milaimi, dhe Dr. Sc. Liridon Buqaj ishin pjesë e këtij aktiviteti, ku u promovuan programet studimore në fushat e Agrobiznesit dhe Shkencave të Pyjeve dhe Mjedisit (BSc). Aktiviteti u mbajt në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, ku u pritëm nga një grup i shkëlqyer maturantësh të cilët shfaqën interes të madh për këto drejtime studimi.
Ky takim i organizuar ofroi mundësinë për të informuar maturantët mbi mundësitë dhe karrierat që ofrojnë këto programe, duke theksuar rëndësinë e fushave të studimit në zhvillimin e qëndrueshëm të mjedisit dhe bujqësisë.
Në këtë rast, dëshirojmë të shprehim falënderimet më të sinqerta për drejtoreshën e Shkollës “Hajdar Dushi”, znj. Yllka Zajmi, për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e vazhdueshme në organizimin e këtij aktiviteti. Bashkëpunimi i shkëlqyer i shkollës dhe Fakultetit ka kontribuar në suksesin e këtij promovimi, duke ofruar mundësi për maturantët të njohin më nga afër mundësitë akademike që ofron FSHJM.
Faleminderit gjithashtu maturantëve që morën pjesë dhe shprehen interesin e tyre për këto fusha studimi!





